Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës, sikurse në në gjithë vendin, u përfshi nga zjarret, të cilat në disa raste shkaktuan dëme të konsiderueshme në pyje e kullota.
Zjarreve nuk i shpëtuan as zonat e mbrojtura, por vatrat u vunë në kohë nën kontroll duke bërë që dëmet të jenë minimale.
Bashkëpunimi me rojet mjedisore dhe njoftimi në kohë i tyre ka qënë efikas në shuarjen e zjarreve, shprehet përgjegjësi i sektorit të ADZM Shkodër Tonin Macaj.
Në sezonin e verës zonat e mbrojtura, të cilat pësuan dëmet më të mëdha ishin ajo në fshatin Mali Kolaj të Velipojës dhe në fshatin Kaprre të Thethi duke djegur barishte, pemë dhe bimësi.