Zjarret rrezikojnë banesat në Shëngjin, flakët mbërrijnë brenda plazhit dhe rezortit

Zjarret që mbeten jashtë kontrollit në Shëngjin vijuan të martën pasdite të përhapen pranë zonave të banuara, duke vënë në rrezik banorët dhe godinat e zonës.

Gazetarja Lusi Përgjegji raportoi për RTSH se ndërhyrjet nga ajri e toka nuk arritën të shmangin vatrat e papritura, të cilat arritën deri në hapësirën e plazhit të një rezorti turistik.

Flakët përfshinë shezlongët prej kashte, ndërsa për shuarjen e tyre ndihmuan banorë, zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave civile.

Perimetri i vatrave të zjarrit që digjet prej 24 orësh ka vijuar të zgjerohet duke u shoqëruar me panik mes banorëve.

Një vatër e re zjarri në anën e malit, po ashtu e pasuruar me pyje, u përhap me shpejtësi në zonën e rrugës Shëngjin–Velipojë.

Prej mëngjesit të sotëm rreth orës 07:00 ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri. Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrfikës nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.