Zjarrfikësit shqiptarë në Greqi, Rama: Të angazhuar në Aleksandropul, zona më e prekur nga zjarret

25fac786e550494291d917121862ba73

25fac786e550494291d917121862ba73

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të enjten se efektivët shqiptarë me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në Aleksandropul.

Sipas tij, Aleksandropuli është një nga zonat me emergjencën më të madhe që ka goditur fqinjin këtë sezon të nxehtë.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nëpërmjet një postimi informoi se efektivët shqiptarë në Greqi po punojnë pa ndërprerje në terrenin e vështirë dhe sipërfaqet e mëdha nën flakë.

“Misioni i tyre përqëndrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë. Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira,“ shkruan Peleshi.

Për ndihmën e ofruar nga Shqipëria, një ditë më parë, ka reaguar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Në rrjetin social X, ai shkroi: “Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për të na u bashkuar në luftën me zjarret në Aleksandropol. Faleminderit Shqipëri.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.