Zjarri jashtë kontrollit, vijon të jetë problematike situata në Ranën e Hedhun

Situata në Ranën e Hedhun në Shëngjin vijon ende të jetë problematike. Edhe pse është punuar gjatë natës për të shuar flakët, ekipet zjarrfikëse nuk kanë arritur ta izolojnë zjarrin.

Prej mëngjesit të sotëm rreth orës 07:00 ka nisur dhe ndërhyrja me helikopter nga ajri. Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrfikës nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.

Situata e zjarreve aktive në qarkun Lezhë

“Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.

Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.

Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior  në AKMC, Z/Ministri i Mbrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 furgonë të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.