Situata në Ranën e Hedhun në Shëngjin vijon ende të jetë problematike. Edhe pse është punuar gjatë natës për të shuar flakët, ekipet zjarrfikëse nuk kanë arritur ta izolojnë zjarrin.
Prej mëngjesit të sotëm rreth orës 07:00 ka nisur dhe ndërhyrja me helikopter nga ajri. Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrfikës nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.
Situata e zjarreve aktive në qarkun Lezhë
“Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.
Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.
Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori Marrëdhënieve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior në AKMC, Z/Ministri i Mbrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 furgonë të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore, Lezhë, si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC”, thuhet në njoftim.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.