Zjarri më i madh i 20 viteve të fundit/Bejleri: Ka nisur proçesi i evidentimit të dëmeve

Zjarri që ka rënë pasditen e së premtes në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është konsideruar si më i madhi në 20 vite.Këtë e bëri me dije, shefi i repartit të zjarrfikësve Shkodër Bashkim Ramaj, i cili tha se në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë ardhur në edhe forcat zjarrfikëse të Ulqinit dhe të Tivarit.Nga ana tjetër zëvendës kryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri tha se pushteti vendor do u vijë në ndihmë për të kompensuar dëmet. Komisioni i evidentimit të dëmeve menjëherë ka nisur punën për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.