Zjarri në Shkodër, tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni Jubani ka deklaruar se situata mëngjesin e së shtunës pas zjarrit të madh që përfshiu mbrëmjen e të premtes tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi është e qetë dhe nuk paraqet rrezik.

Efektivet e MZSH gjatë natës kanë mbajtur nën kontroll situatën për rishfaqjen e ndonjë vatre zjarri.

Strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara në shtëpitë rreth tregut të rrobave të përdorura të përfshira nga flakët.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion në RTSH 24 nga vend ngjarja, gazetarja e RTSH-së, Merisa Gjoni u shpreh se ajo çka ka mbetur nga tregu janë vetëm rrënojat dhe dëmi është i ndjeshëm. 

Pritet nga ana e strukturave të emergjencave civile në bashkinë Shkodër të bëhen përllogaritje të dëmit. 

Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci në fjalën e tij është shprehur se do ti qëndrojë pranë banorëve me të gjithë hapësirën ligjore duke bërë evidentimin e dëmeve dhe më pas për ti ndihmuar nëpërmjet vendimeve të këshillit bashkiak Shkodër.

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Shkodrës, Onid Bejleri në një lidhje direkte me RTSH 24 u shpreh se pasojat dhe përmasat e zjarrit ishin katastrofike dhe për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe asnjë humbje jete.

Bejleri falënderoi të gjithë forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë për gatishmërinë e tyre. Zëvendëskryetari i Bashkisë se Shkodrës Bejleri theksoi gjithashtu se ekipet e vlerësimit të bashkisë kanë filluar punën për vlerësimin e dëmeve. Onid Bejleri u shpreh se është herët për të bërë një vlerësim por do të bëhet maksimumi për të gjithë.

https://youtube.com/watch?v=jEk1epymF20%3Fsi%3DAFSRAMf_O1EV2DiL
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.