Zjarri shkrumbon lokalin / Ngjarja në Kune të Lezhës,  dëme të shumta materiale

zjarri lokal kune 1

zjarri lokal kune 1

Një zjarr ka rënë në një lokal në zonën e Kunes në Shëngjin. mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:30 duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë objektin.

Në momentin e zjarrit lokali ka qenë i mbyllur dhe ka qenë pronari i cili ka konstatuar flaket dhe sinjalizuar menjëherë zjarrfikësit. Këta të fundit mbërriten menjëherë në adresen e dhënë dhe ndërhynë në shuarjen e flakeve, duke shmangur rrezikun dhe për hotelin që ndodhej ngjitur me lokalin.

Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati rreth 60 minuta, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.Nga të dhënat pararapke dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndi elektrike, por do të jenë veprimet e thelluara hetimore që do të zbardhin plotësisht ngjarjen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.