Zjarri shkrumbon një banesë në Shkodër, një shkëndijë elektrike dyshohet si shkak i flakëve

Një zjarr i papritur ka përfshirë një banesë të lagjes “Tophanë” duke shkaktuar djegien e plotë të saj. Sipas informacioneve të para , dyshohet se një shkëndijë elektrike ,që mund të kenë ardhur nga pjesa poshtë çatisë, ka shkaktuar flakët e para , që janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe materialeve prej druri në pjesën e sipërme të banesës .
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarfikëse që kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por pa mundur të shpëtojnë banesën për shkak të përhapjes me shpëjtësi të zjarrit.
Fatmirësisht në këtë banesë të familjes Merlika nuk ka pasur dëme në njërëz, pasi familjarët nuk ndodheshin aty.