“Zjerm” në Bashkinë e Shkodrës – Fituesit e Fest63 të “Shkodra Elektronike” priten nga kryebashkiaku Beci

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në ambjentet e bashkisë, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës, Betriçe Gjergji dhe Kolë Laca të grupit Shkodra Elektronike.
Kënga “Zjerm” e sjellë me mjështëri nga dyshja shkodrane bëri që e gjithë Shkodra t’i mbështeste në këtë sfidë që dërgon Shkodrën në Eurovision.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, ka uruar artistët dhe i ka garantuar mbështetje maksimale për pjesmarrjen e tyre ne Eurovision, që do të mbahet në muajin Maj në Basel të Zvicrës .
Shkodra elektronike, dhe kënga “Zjerm” fitoi zemrat e publikut shqiptar duke bërë që Shkodra në vitin 2025-s të ketë emrin e saj në Eurovision, një tjetër hap i rëndësishëm për këtë grup të krijuar në vitin 2018, që pa frikë ka sjellë revolucion në muzikën shqiptare.