Zmbrapsje nga vendimi për përjashtimin, Bardhi njofton 23 deputetët e opozitës
Deputeti demokrat Gazment Bardhi njoftoi të hënën kolegët e tij se vendimi për përjashtimin e 23 ligjvënësve nga radhët e opozitës është anuluar.
Komisioni i Etikës i përjashtoi 23 deputetët nga seanca e fundit plenare, pasi prishën rendin e ditës duke krijuar pështjellim në sallë dhe duke bllokuar punimet normale.
“Të nderuar kolegë. Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar,” njoftoi Bardhi.
Seanca e sotme parlamentare është planifikuar në orën 17:00 dhe zyrtarisht nuk është konfirmuar rikthimi i deputetëve të përjashtuar.