ZMK: Abuzime me çmimet në fundvit / Konstatimi është bërë nga Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit gjatë kontrolleve në terren
Një pjesë e bizneseve në Lezhë kanë abuzuar, duke mos afishuar çmimet gjatë kësaj periudhe festash ku është rritur konsumi. Diçka e tillë është konstatuar nga Zyra e Mbrojtjës së Konsumatorit në Bashkinë Lezhë gjatë kontrolleve të ushtruara në terren përgjatë muajit dhjetor. Monitorimet janë fokusuar së tepërmi në tregje e dyqane, teksa inspektorët po kontrollojnë thuajse çdo produkt duke parë skadencën, por edhe çmimet.
Në rast se shkeljet janë të përsëritura, bizneset gjobiten, bën të ditur drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë, pjesë e së cilës është dhe zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit.
Kontrollet e institucioneve që në këtë periudhë të vitit janë të shtuara, do të jenë prezente gjatë gjithë kohës me qëllim që të shmangen abuzimet dhe konsumatori të jetë i sigurtë.