(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
Zogu përcëllohet në zjarr në mënyrë që të pastrohet plotësisht nga mbetjet e pendëve.
Pastrohet dhe lahet me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ndahet në copa.
I hidhet kripë dhe piper nga brenda dhe jashtë dhe skuqet me gjalpë nga të gjitha anët.
Herë pas here i hidhet pak ujë që të mos ngjitet lëkura.
Kur të skuqet mirë shtohen domatet (nëse preferoni mund ta përgatisni këtë recetë edhe pa domate).
Kontrollojeni për kripë dhe piper nëse ka nevojë për t’i hedhur akoma apo jo. Hidhini ujë derisa të mbuloheni dhe lëreni të zjejë për 30 minuta.
Më pas, në një tavë shtoni orizin dhe kaurdiseni me pak gjalpë duke e futur në furrën e parangrohur më parë.
Kaurdiseni për 4-5 minuta derisa orizi të ketë marrë plotësisht nxehtësinë e furrës dhe të jetë zverdhur pak.
Në tavën me oriz shtoni copat e zogut të fshatit, si dhe lëngun e zogut në masën 1 gotë oriz dhe dy gota lëng.
Futet në furrë dhe piqet derisa orizi të përthithë lëngun e zogut të fshatit. Kujdesuni që tavën të mos e lini të thahet shumë dhe kur ta hiqni nga furra orizin ta kaurdisni me pak gjalpë të freskët.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.