Lajme

Zogaj: Basti i fortë i SPAK-ut, të godasë krimin zgjedhor. Ja çfarë pritet në dhjetor!

Analisti Preç Zogaj bëri një deklaratë të fortë në emisionin “3D” në RTSH mbrëmjen e kësaj të marte (15 tetor), ku deklaroi se Prokuroria e Posaçme do të godasë krimin zgjedhor.

Zogaj tha se SPAK do të ndërmarrë një nismë të re në dhjetor të këtij viti, teksa e konsideroi si një “bast të fortë” nga Prokuroria e Posaçme për shkak se mbart edhe rrezikun e dështimit.

Në Shqipëri, kohët e fundit, SPAK ka arrestuar një pjesë të rëndësishme, ose i ka në kërkim ose i ka arrestuar, të disa bandave që kanë vepruar edhe si banda elektorale. Njihen nominalisht, kanë qenë banda të shitblerjes së votave, banda të terrorizimit të njerëzve. SPAK ka paralajmëruar që në dhjetor do të dalë me një strategji të luftës kundër krimit zgjedhor. Pra ai merr përsipër, nuk është një deklaratë, merr përsipër një gjë që deri më sot nuk i ka dalë për zot kush. Do ndërtojë një strategji që nuk e dimë si do jetë, por ajo do të marrë përsipër ose suksesin ose dështimin, ka hedhur një bast të fortë SPAK”, tha Zogaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

13 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

14 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

14 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

14 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

15 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

15 hours ago

This website uses cookies.