Zogaj “flet” gjermanisht, vizitorët gjermanë: Është një vend ideal për të qëndruar me kampera

Pika turistike Zogaj, e vendosur pranë liqenit të Shkodrës, është bërë një destinacion i preferuar për turistët, që kërkojnë një përvojë autentike dhe të qetë larg zhurmës së qytetit.

Këtë të martë,  plazhin publik në Zallin e Bardhë , rrugës për në Zogaj u ndeshëm me disa grupe turistësh nga Gjermania, të cilët e vlerësojnë natyrën dhe relaksin që të ofron kjo zonë.

“Jam nga Gjermania, është hera e parë në Shkodër. Na pëlqen mali dhe liqeni, është shumë bukur. Njerëzit janë shumë miqësorë.Kemi gjetur një vend ku të qëndrojmë me kamper. Shkodrën për më gjatë do ta vizitojmë sot< Do të qëndrojmë 3 ose 4 ditë.

-Unë quhem And. Kemi ardhur të vizitojmë Shkodrën. Është hera e parë këtu.Do të qëndroj 3 javë ose 4, nuk  e kam vendosur akoma. Shkodrën e kam njohur përmes disa librave që kam lexuar dhe më shtyu kurioziteti ta vizitoj.

-Më pelqen shumë ky vend!  Është shumë i vecantë”,shprehen turistët.

Zogaj ofron një kombinim të bukur të natyrës së paprekur, peisazheve malore dhe pamjeve mahnitëse të liqenit të Shkodrës.Afërsia me qytetin e Shkodrës e bën atë një vend ideal, për ata që duan të kombinojnë eksplorimin e kulturës e historisë me një eksperiencë relaksuese të natyrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.