Categories: LajmePolitikë

Zogaj: Rama bën gabim. Nuk imagjinohet SPAK, pa mbështetjen e SHBA dhe BE

Analisti Preç Zogaj, vlerëson se kryeministri Rama e tepron dhe bën gabim që pretendon se Reforma në Drejtësi ka vetëm autorësinë e PS-së, ndërkohë që dihet botërisht që SHBA-ja dhe BE-ja janë bashkëautorë.

“Të gjitha forcat politike duhet të mbështesin SPAK. E dimë që PS ka mbështetur SPAK, por ka pasur përpjekje nga ana e saj edhe për ta kapur SPAK. Ndaj ambasadorja e SHBA-së ishte aty personalisht, le ta themi edhe për të orientuar votën drejt Dumanit, përkundër kandidatit tjetër që mbështetej nga mazhoranca. PS ka rol të dorës së parë për miratimin e Reformës në Drejtësi. S’di pse i kthehet kësaj teme. Por dhe forca politike të opozitës kanë kontribut, ndaj u miratua me 140 vota. Duke njohur meritën PS-së dhe të Ramës, s’duhet të harrojmë se pa SHBA-në dhe BE-në ka pikëpyetje nëse do të bëhej. SPAK nuk bën dot punë të qetë pa mbështetjen e SHBA-së. Rama e tepron dhe bën gabim që nuk përmend bashkëautorësinë e SHBA-së dhe BE-së për Reformën në Drejtësi.”, tha Zogaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

5 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

5 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

5 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

6 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

6 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

8 hours ago

This website uses cookies.