Zogaj: Rama nuk mund të bëjë fushatë elektorale me taksat e shqiptarëve
Në emisionin “3D”, analisti Preç Zogaj u ndal tek takimet e kryeministrit Edi Rama me diasporën. Sipas tij, Rama po bën fushatë elektorale me taksat e shqiptarëve ndërsa kërkoi transparencë për shpenzimet e buxhetit.
“Sigurisht që Rama në këtë miting, por edhe ato të tjerat në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste dhe ka nevojë për transparencë lidhur me shpenzimet e këtyre udhëtimeve. Kryeministri në cilësinë e kryetari të PS mund të takojë këdo në mbarë botën, por jo të zhvillojë fushatë elektorale në cilësinë e kryeministrit me shpenzimet e buxhetit. Duhet transparencë. Përderisa ai është në cilësinë e kryeministrit duke bërë fushatë jo vetëm që shkel ligjin, por krijon edhe pabarazi të theksuar lidhur me fushatën. Rama duhet të jetë transparent me publikun dhe me opozitën se me çfarë po i mbulon këto ture elektorale”, tha Zogaj.