Zogaj, vendi ideal për ta eksploruar – Po preferohet shumë sidomos nga turistët e huaj
Një perlë e vogël e turizmit,që shtrihet buzë liqenit të Shkodrës, fshati Zogaj është një nga zonat atraktive turistike.
Përveç shkodranëve, tashmë Zogaj po merr edhe vëmendjen e turitësve të huaj.
“Un kam ardhur nga Brazili, dhe po e shijoj në maksimum panoramën që të ofron kjo zonë. Për mua është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Në Shkodër kam gjetur ngrohtësi. Keni shumë vende të bukura, të cilat kanë zili që t’i kenë shumë shtete, madje edhe në në Brazil. Besoj se do të rikthehem sërish.
-Një vend, i rrallë, me liqenin shumë të bukur, dhe ajrin e pastër.
Kemi ecur në këmbë gjatë gjithë rrugës për të ardhur në Zogaj. Këtu janë njerëzit shumë miqësorë dhe tepër të dashur me ne. Mendoj se duhet të bëhet më shumë përsa i përket turizmit, sepse keni një vend tepër të bukur. Për mua është hera e parë që vizitoj Shqipërinë, jam nga Zvicra.
– Kam ardhur nga Gjermania dhe po me pëlqen shumë ky vend, mjafton të shohësh përreth dhe ka çdo gjë ky vend.Është qetësi absolute, kalohet shumë bukur”,- shprehen turistët.
Ndërsa qytetarët shkodranë shpresojnë në ndërtimine rrugës së re Shriokë- Zogaj
Zogaj është një vend vend ideal për t’u eksploruar, por edhe për të bërë pushime, pasi natyra duket se nuk është kursyer për asgjë.