Zogaj Vetoja e Greqise
Analisti i njohur Preç Zogaj, i ftuar në emisionin 3D në RTSH të Alban Dudushit, e konsideroi veton e Greqisë për Shqipërinë, një akt thellësisht jo miqësor e antidemokratik.
“Procesi i integrimit të Shqipërisë në Evropë prej vitesh, gjithnjë e ka marrë zvarrë vullnetin e Greqisë. Ata gjithnjë kanë dashur të nxjerrin përfitime në marrëdhëniet dypalëshe duke shfrytëzuar aspiratën e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE” tha zoti Zogaj.
Por sipas tij Greqia nuk e ka çuar hapin deri atje sa të bëhet pengesë për hapin e rradhës. Zogaj ka shpresë se Greqia nuk do ta hedhi një hap të tillë.
“Mendoj se ka mbetur në një hap sedre” tha analisti shqiptar. “Grekët duhet të besojnë tek shteti i së drejtës, duhet të besojnë tek drejtësia shqiptare. Kam shpresë dhe bindje se drejtësia shqiptare në fund do ta trajtojë çështjen Bejleri konform ligjit pa asnjë tendenciozitet” tha analisti Preç Zogaj, i ftuar n emisionin ‘3D’ në RTSH të Alban Dudushit.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.