Zogaj: Vota e diasporës nuk do të jetë dy partiake

Politologu Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se vota e diasporës nuk do të jetë dy partiake, pasi ka sondazhe që tregojnë se partitë e reja gëzojnë më shumë mbështetje jashtë se brenda.

Sipas tij, as kryeministri dhe askush nuk e kontrollon diasporën.

“Ata janë shtetas të lirë. Situata elektorale është se ka një shumicë popullore kundër qeverisë, por opozita nuk po i çon dot që të votojë për të, për arsye që tashmë dihen tani. Është goditur bota e krimit dhe kjo duhet pohuar, ku grupe kriminale kanë qenë në krah të Ramës. Tani ai hedh vështrimin nga diaspora. Ajo mund t’i japë ndryshim peisazhit politik në Shqipëri. Vota e tyre është e lirë. Çdo qeveri ka kontributin e vet në largimin e njerëzve. Gjithnjë shqiptarët kanë ikur. Ikja është e lidhur me qeveritë, por edhe me aspekte të tjera. Të gjithë do i hedhin sytë andej dhe do të bëjnë çmos të kenë votën e diasporës. Ka parti të reja që kanë më shumë mbështetje jashtë se këtu. Ata që janë jashtë janë më shumë me PS. Kjo duhet pranuar në mënyrë të ftohtë, pasi janë edhe më të artikuluar. Nuk është problem pse Rama shkon dhe i sensibilizon. Ai duhet sfiduar nga kundërshtarët në analiza. Por, ai nuk mund të shkojë me kostumin e kryeministrit.”, tha Zogaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.