Zona e Zdrales vijon transforminin – Bizneset vlerësojnë investimin që po kryhet

Zona e Zdrales po përjeton një transformim të dukshëm nga dita në ditë. Në një pjesë të kantierit është hedhur tashmë shtresa e betonit, ndërsa në vijim do të nisë edhe shtrimi i pllakave të gurit. Po punohet gjithashtu për restaurimin e fasadave të banesave dhe për vendosjen e çative të reja.
Për bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, ky investim është shumë i rëndësishëm.
Projekti i Zdrales, një nga investimet më të rëndësishme, parashikon ndërhyrjen e fazës së parë nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri në qendër të sheshit të Zdrales, pranë peshkut.
Ky investim ka për qëllim transformimin e plotë të kësaj zone, duke përfshirë ndërhyrje në rrjetin nëntokësor, rrugët, fasadat dhe restaurimin e banesave të vjetra që ndodhen në këtë pjesë të qytetit.