Zona me prodhimtari të lartë perimesh – Fermeri në Kosmaç: I kënaqur me prodhimin dhe sigurimin e tregut
Ky është Hajdar Maldi me profesion agronom.
Është 77 vjeç, por nuk rresht së punuari në serat e mbjella me perime, që disponon në fshatin Kosmaç.
Ka 12 dynym tokë, 3 nga të cilat me sera. Ai është i kënaqur me prodhimin dhe shitjen në tregun e shumicës të produkteve bujqësore.
Përdorimi i serave në zonën e Kosmaçit, ndihmon fermerët të rrisin rendimentin dhe të zgjerojnë sezonin e prodhimit, duke ofruar produkte të freskëta në treg gjatë gjithë vitit.
Kosmaçi është një nga zonat e Nënshkodrës, që mënyrën e vetme të të ardhurave e ka nga sektori i bujqësisë. Tregu vendas është blerësi kryesor i prodhimeve.