Zona me prodhimtari të lartë perimore, fermerët e Kosmaçit po synojnë prodhimet bio
Kosmaçi është fshati i bashkisë Vau- Dejës në zonën e Nënshkodrës dhe njihet në të gjithë vendin si një ndër zonat më pjellore për produktet bujqësore. Fermerët e kësaj zone, historikisht janë marrë me bujqësi dhe toka ka qenë burim i jetesës së tyre. Si zgjidhje, këta të fundit shikojnë gjetjen e tregjeve, magazinimin e ruajtjen e prodhimeve bujqësore dhe stimulimin e prodhimit vendas.
Për të siguruar prodhim sa më natyral e që u jep atyre treg të sigurt, në zonën e Nënshkodrës një pjesë e mirë e femerëve po përdorin plehra organikë. Kjo i ka çuar edhe drejt reduktimit të kostove.