Zonat malore ne erresire OSHEE riparon defektet Rikthehet energjia Pas
Zonat malore në errësirë/
OSHEE, riparon defektet! Rikthehet energjia
Pas 24 orësh ndërprerje si shkak i reshjeve dhe erës së fortë, në zonat malore të Vermoshit është rikthyer energjia elektrike.Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka bërë me dije se është punuar përgjatë gjithë së dielës deri në orët e vona të mbrëmjes duke bërë të mundur që zona tashmë të furnizohet me energji elektrike. Për shkak të demtimeve që kishin pësuar izolatorët e Tensionit të Mesëm të fiderit nr.24, zonat që mbeten pa energji ishin Postriba dhe Kiri! U bë riparimi nga grupet e punës së Shkodra4 dhe tashmë të gjithë abonentëve iu është rikthyer energjia elektrike në këto zona. Krahas vështirësive që sjell mungesa e energjisë elektrike, shqetësim ishte edhe vështirësia me të cilën po ndeshen dhjetëra bujtina atje, të cilët çdo natë presin turistë të shumtë. Aktualisht grupet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e disa defekteve që vijnë si pasojë e motit të keq.
PS Shkodër, me anë të zëdhënëses së saj, Linda Kavaja, ka reaguar ndaj deklaratës së…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë…
Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr. Në emisionin më të ri…
Një bisedë në “Whatsapp” mes dy psikologëve të Diego Armando Maradonës tregon qartë se njëri…
Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur…
E përditshmja belge “Het Laatste Nieuws” ka bërë me dije se autori i gjestit të…
This website uses cookies.