Categories: BotaLajme

Zonja e parë e Ukrainës viziton Serbinë, vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Beograd

Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska e shoqëruar nga ministri i jashtëm Dmitro Kuleba, mbërritën të dielën në Beograd. Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi që kur Rusia nisi pushtimi e këtij vendi në shkurt 2022. Nën shoqërinë Zonjës së Parë të Serbisë, Tamara Vuçiç, Zelenska vizitoi kryeqytetit.

Ajo mori pjesë edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje mbi bashkëpunimin midis universiteteve të Beogradit dhe Kievit. Ndjenjat pro-ruse janë të larta në Serbi për shkak të lidhjeve tradicionale mes dy vendeve, por presidenti Aleksandar Vuçiç po përpiqet të vendosë një ekuilibër midis kandidaturës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe lidhjeve me Rusinë e Kinën. Vizita e Zonjës së Parë të Ukrainës vjen pas betimit të  Qeverisë së re të Beogradit, ku përfshihen edhe dy anëtarë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Zvendëskryeministri Aleksandar Vulin dhe ministri pa portofol Nenad Popoviç janë gjithashtu mbështetës të Rusisë. Serbia e ka dënuar vazhdimisht pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara dhe në forume të tjera ndërkombëtare, por deri më tani ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.

Vuçiç është takuar tre herë me udhëheqësin ukrainas Volodimir Zelenski që nga viti 2022 dhe së fundmi në një takim rajonal në Tiranë. Që nga viti 2022, Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë dhe ka premtuar ndihmë në çminimin e vendit dhe në përpjekjet e saj për rindërtimin pas luftës.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €

Bashkimi Evropian ka vendosur të godasë dy nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë, duke…

5 hours ago

Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar sërish të sigurojë votat e…

5 hours ago

Fushata elektorale e PS-së / Prezantohet në Koplik skuadra e Malësisë së Madhe

Në një frymë dhe atmosferë fitoreje, në qendër të qytetit të Koplikut është bërë prezantimi…

6 hours ago

PSD takim elektoral në Shkodër – Tom Doshi: Pika e fortë e programit tonë mbështetja për shtresat sociale

Mes mijëra simpatizantëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe kandidatët për deputet në…

6 hours ago

Bardh Spahija takime në Postribë – Kandidati i PD- ASHM shpalos prioritetet e programit elektoral

Kandidati i PD-së Bardh Spahia zhvilloi takimet e tij të radhës me banorët e njësisë…

6 hours ago

Fushata elektorale e PD – Senada Mehmeti në Gjuhadol: Problem ndotja akustike dhe zënia e hapësirave publike

Të përfaqësosh Partinë Demokratike është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e thellë…

6 hours ago