“Zoti më shpëtoi”, Tramp flet mbi imigracionin, luftën në Ukrainë dhe kupolën e hekurt të SHBA

Donald Trump ka pranuar zyrtarisht nominimin presidencial republikan në ditën katërt të Konventës Kombëtare të Republikanëve. Tramp ka mbajtur mbrëmjen e djeshme (18 korrik)  fjalimin më të gjatë të një kandidati presidencial.

Në nisje të fjalës së tij, Tramp u ndal te atentati që iu bë në Delaware, duke thënë se kishte zotin në anën e tij. Ai përshkroi momentin kur plumbi i kaloi afër veshit dhe se si më pas agjentët e Shërbimit Sekret u hodhën në mbrojtje të tij.

Kandidati presidencial premtoi ndërtimin e një kupole të hekurt mbi SHBA, të ngjashëm me atë të përdorur nga Izraeli.

“Ne do të plotësojmë ushtrinë tonë dhe do të ndërtojmë një sistem të mbrojtjes raketore Iron Dome për të siguruar që asnjë armik nuk mund të godasë atdheun tonë – dhe kjo Kube e madhe e Hekurt do të bëhet e gjitha në SHBA”, u shpreh Tramp, ndonëse ekspertët ushtarakë kanë shprehur skepticizëm mbi idenë, si për shkak të kostos së saj të mundshme dhe efektivitetit në botën reale.

Tramp premton “operacionin më të madh të dëbimit në historinë e vendit”

Tramp u ndal edhe te rekotirka e tij e njohur, e vijës së ashpër të imigracionit. Tramp paralajmëroi se dëbimet do të jenë shumë të mëdha.

“Ata po i dërgojnë vrasjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëbimet e mia do të jenë madje më të mëdha se ai i presidentit Dëight D Eisenhoëer nga shumë vite më parë. E dini, ai ishte i moderuar, por besonte shumë te kufijtë. Ai pati operacionin më të madh të dëbimit që kemi pasur ndonjëherë”, tha ai.

Biseda e parë telefonike me Zelenskin

Donald Trsmp mund të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiy) për herë të parë që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.

“Unë do t’i jap fund çdo krize ndërkombëtare që ka krijuar administrata aktuale, duke përfshirë luftën e tmerrshme me Rusinë dhe Ukrainën, e cila nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president”, deklaroi ai.

Kriza ndërkombëtare

Është koha për një ndryshim,”, kështu ka deklaruar Tramp para kongresit në fushatën e tij presidenciale.

Tramp thotë se Xho Bajden trashëgoi një “botë në paqe dhe e ktheu atë në një planet lufte”.

Ai paralajmëron kundërshtarët që të kthejnë pengjet amerikane ose të paguajnë një çmim shumë të madh kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë se një orë e gjysmë pasi filloi, Tramp përfundoi fjalimin e tij duke pranuar nominimin presidencial të partisë republikane.

Ne do ta shpëtojmë këtë vend. Ne do të rivendosim Republikën dhe do të sjellim të nesërmen e pasur dhe të mrekullueshme që populli ynë me të vërtetë e meriton. E ardhmja e Amerikës do të jetë më e madhe, më e mirë, më e guximshme, më e ndritshme, më e lumtur, më e fortë, më e lirë, më e madhe dhe më e bashkuar se kurrë më parë. Dhe thënë thjesht, shumë shpejt do ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, tha ai.

Turma shpërtheu në duartrokitje dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump më pas doli për t’u bashkuar me të në skenë. Mijëra tullumbace u hodhën në skenë pas përfundimit të fjalimit të Tramp.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.