Categories: AktualitetLajme

Zv.Kryeministrja Balluku me ISHTI në Velipojë, inspektohen strukturat hoteliere për sigurinë e pajisjeve

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,  ka qënë sot në Velipojë , së bashku me Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI),   për të ndjekur nga afër inspektimin  e strukturave hoteliere, për sigurinë e pajisjeve nën presion dhe certifikimin e sistemit elektrik.

Inspektimet  po kryhen në prag të sezonit turistik , ku pritet të ketë një fluks tëpër të lartë , ndaj duhet të merren masat e duhura për  sigurinë e pajisjeve nën presion.

Kryeinspektori i Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial , Sokol Zaimi,   u shpreh se deri tani në veri të vendit  janë inspektuar  60 subjekte, nga 187 gjithsej, ku dhe janë hasur dhe  problematika që lidhen me plotësimin e dokumentacionit.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se duhet vijuar me këshillimet, pasi nuk është qëllimi të vendosen gjoba për shkak të dokumentacioneve , por nuk do ketë tolerime për subjektet që nuk zbatojnë sigurinë teknike të pajisjeve.

Balluku vuri në dukje se i gjithë procesi i inspektimeve do të finalizohet deri në fund të këtij muaji,  për të mos penguar bizneset që po përgatiten për sezonin turistik.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

1 day ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

1 day ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

1 day ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

1 day ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

1 day ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

1 day ago