Zv.ministria e Arsimit: Provimet e maturës shtetërore janë të sigurta. Dalja e tezes, akt i shëmtuar
Zv.ministria e Arsimit Nina Guga ka siguruar se tezat për provimet e maturës shtetërore janë të sigurta. E ftuar në RTSH 24, Guga sqaroi se dalja e tezes pasi kishte filluar provimi i anglishtes është veprim i shëmtuar, por që nuk penalizon procesin.
“Publikimi i tezes në rrjete sociale, patjetër që na shqetëson, por ne garantojmë që mënyra e hartimit të tezes është një proces shumë i garantuar. Nuk ka ndodhur asnjëherë që testi të dalë para provimit. Publikimi i tezës nuk na nderon dhe e dënojmë si akt. Por theksoj se kjo gjë nuk na pengon që nxënësit të marrin rezultatin e merituar”, tha Guga.
Zv.ministria Guga theksoi se vijon bashkëpunimi edhe me Ministrinë e Ekonomisë sa i përket arsimit profesional duke vijuar me këshillimin e karrierës që në klasën e nëntë.
Zv.ministrja e Arsimit, sqaroi se nëpërmjet implementimit të shërbimit të zhvillimin të karrierës në institucionet tona arsimore nxënësit do të mund të ndërtojnë kompetenca, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse aftësitë e tyre.