Categories: LajmeSport

Zv.Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FFK-së

Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, morën pjesë sot në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, që u zhvillua në Prishtinë.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur para anëtarëve të Asamblesë, Zv.Presidenti Nuri përcolli fillimisht përshëndetjet dhe urimet më të sinqerta të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka për punën e mirë të bërë gjatë vitit 2023 nga FFK dhe sa më shumë sukses në 2024.

“Kjo Asamble është një mundësi e mirë që të gjithë anëtarët e komunitetit të futbollit kosovar të mblidhen për të diskutuar dhe për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen. Na vjen mirë të konstatojmë se futbolli në Kosovë ka pasur një progres të vazhdueshëm. Arritja më e madhe e futbollit kosovar është padyshim përfaqësimi i Ballkanit në fazën e grupeve të UEFA Conference League, një sukses plotësisht i merituar”, – tha Nuri, duke shtuar se përmes mbështetjes nga FIFA & UEFA janë ndërtuar qendra stërvitore e janë përmirësuar disa fusha stërvitore për klube dhe kjo dëshmon se FFFK është në rrugën e duhur dhe suksese të mëtejshme ju presin.

“FSHF ndihet krenare për partneritetin që ka me FFK ndër vite e për kontributin që ka dhënë në ndihmë të futbollit kosovar. Solidariteti dhe bashkëpunimi janë në bazën e marrëdhënieve tona. Ne do të jemi gjithmonë aty përkrah jush për t’ju ofruar mbështetjen dhe ndihmën tonë të pakursyer për të zhvilluar së bashku lojën tonë”, – theksoi Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri në fjalën e tij duke uruar anëtarët e komunitetit të futbollit në Kosovë punime sa më të mbara të Asamblesë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

9 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

9 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

9 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

9 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

9 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

9 hours ago

This website uses cookies.