Zv.presidenti i KE: Zgjerimi i BE-së është real dhe do të ndodhë
“Zgjerimi i BE-së është i realizueshëm, real dhe do të ndodhë”, kështu ka deklaruar zv.presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Skinas (o. Schinas) në fjalën e tij gjatë forumit II të Universiteteve për të Ardhmen e Europës në Barcelonë.
Gjatë diskutimit mbi “Tranzicionet evropiane, sfidat politike”, Skinasi u shpreh se Bashkimi Europian nuk do t’i hapë derën gjysmë-demokracive dhe se çdo vend që dëshiron të anëtarësohet duhet të përmbushë standardet demokratike përpara se të merret në konsideratë.
“Evropa vazhdon të frymëzojë shumë vende për t’u bashkuar me familjen”, u shpreh ai.
Në lidhje me sfidat migratore, Skinasi paralajmëroi se BE-ja nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë migracionin nëse nuk arrin marrëveshje me vendet që e rrethojnë.
Skinasi u shpreh se ngjarjet e viteve të fundit, duke nisur nga pandemia e deri të lufta në Ukrainë, janë tregues se Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund epokës së “naivitetit” dhe të kërkojë “pavarësi, autonomi dhe këmbëngulje”.
“Nuk ka më çeqe bosh. Ne nuk mund të jemi donatorët më të mëdhenj në botë të ndihmës për zhvillim dhe që Afrika të votojë kundër nesh në Kombet e Bashkuara”, tha ai, raporton EFE.