Categories: LajmePolitikë

Zv.presidenti i KE: Zgjerimi i BE-së është real dhe do të ndodhë

Zgjerimi i BE-së është i realizueshëm, real dhe do të ndodhë”, kështu ka deklaruar zv.presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Skinas (o. Schinas) në fjalën e tij gjatë forumit II të Universiteteve për të Ardhmen e Europës në Barcelonë.

Gjatë diskutimit mbi “Tranzicionet evropiane, sfidat politike”, Skinasi u shpreh se Bashkimi Europian nuk do t’i hapë derën gjysmë-demokracive dhe se çdo vend që dëshiron të anëtarësohet duhet të përmbushë standardet demokratike përpara se të merret në konsideratë.

Evropa vazhdon të frymëzojë shumë vende për t’u bashkuar me familjen”, u shpreh ai.

Në lidhje me sfidat migratore, Skinasi paralajmëroi se BE-ja nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë migracionin nëse nuk arrin marrëveshje me vendet që e rrethojnë.

Skinasi u shpreh se ngjarjet e viteve të fundit, duke nisur nga pandemia e deri të lufta në Ukrainë, janë tregues se Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund epokës së “naivitetit” dhe të kërkojë “pavarësi, autonomi dhe këmbëngulje”.

 “Nuk ka më çeqe bosh. Ne nuk mund të jemi donatorët më të mëdhenj në botë të ndihmës për zhvillim dhe që Afrika të votojë kundër nesh në Kombet e Bashkuara”, tha ai, raporton EFE.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.