ZVA Shkodër: Shkollat janë gati! Këtë vit ka një tkurrje të nxënësve me rreth 2%, por regjistrimet vijojnë ende

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2024-2025, ZVA Shkodër, përmes drejtueses Brisela Kadija, ndau detajet rreth përgatitjeve të fundit përpara fillimit të procesit mësimor në shkollat që i përkasin territorit të Bashkisë Shkodër. Një pjesë e tyre do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë.
Referuar regjistrimeve, duket se ka një rënie të tyre me rreth 2% në krahasim me vitin e kaluar.
Drejtuesja Kadija theksoi se këtë vit asnjë shkollë nuk rrezikon mbylljen.
Të hënën e 9 shtatorit do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave të Shkodrës rreth 1220 nxënës ku 877 nxënës i përkasin sistemit të arsimit public, ndërsa 343 atij privat, ndërkohë që regjistrimet nuk janë mbyllur akoma.