ZVAP ndan çmimet, drejtorja Kadija: Mirënjohje për punën e çdo ekipi

Nga 45 shkolla pjesmarrëse në konkurset që Zyra Vendore Arsimore zhvilloi në lëndët Histori-Gjeografi, Gjuhë-Letersi dhe Biologji-Kimi, 18 prej tyre u vlerësuan me çmime, ku 5 grupe morën vendet e para. Ceremonia e vlerësimit të shkollave u konsiderua një ditë feste nga drejtorja e Zyrës Arsimore, Brisel Kadija.
Qëllimi i konkurseve të tilla është jo vetëm inkurajimi i nxënësve dhe evidentimi gjatë punës në grupe, por edhe nxitja e diskutimeve, ideve dhe projekteve te reja. Fituesve iu shpërndanë certifikata mirënjohje për punën dhe arritjet gjatë konkurseve.