“Zvicër 2025”/ Shqipëria e vajzave përballet me Norvegjinë në raundin e parë të play-off-it

Shqipëria e vajzave do të përballet me ekipin e Norvegjisë në raundin e parë të play-off-it e vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”.

Në shortin e hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, goglat e vunë ekipin kuqezi përballë skuadrës së Norvegjisë, teksa Kombëtarja e vajzave njohu edhe rivalen e mundshme për në raundin e dytë të play-off-it. Në rast se Shqipëria kalon me sukses ekipin e Norvegjisë, në raundin e dytë të play-off-it do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Ndeshjet e raundit të parë të play-off-it do të luhen me sistem vajtje – ardhje në periudhën 23-29 tetor 2024.

Shqipëria e vajzave avancoi në raundin e parë të play-off-it pas suksesit të meritur në ndeshjet kualifikuese, ku vajzat kuqezi dominuan në grupin C5. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, kuqezezat regjistruan tre fitore dhe një humbje, duke e mbyllur në vendin e parë në grupin C5 me 9 pikë në total.  Falë këtij suksesi përfaqësuesja shqiptare e vajzave siguroi edhe ngjitjen për në Ligën B në edicionin e radhës të UEFA Nations League.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.