Zëvendëspresidentja, Kamala Harris do të përfaqësojë SHBA-në në samitin global të paqes të organizuar nga Zvicra gjtë këtij muaji për luftën në Ukrainë. Kjo është një ngjarje e promovuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Shtëpia e Bardhë tha se Harris do të marrë pjesë në takimin në Lucern më 15 qershor. Presidenti Joe Biden ka planifikuar të jetë në një mbledhje fondesh për fushatën në Los Anxhelos të organizuar nga aktorët, George Clooney dhe Julia Roberts.
“Zëvendëspresidentja do të nënvizojë angazhimin e administratës, Biden-Harris për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, bazuar në sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe parimet e kartës së OKB-së”, tha drejtoresha e saj e komunikimit, Kirsten Allen.
Ajo tha se Harris gjithashtu do të “riafirmojë mbështetjen për popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër agresionit të vazhdueshëm rus”.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Biden, Jake Sullivan, do t’i bashkohet Harris, si pjesë e delegacionit amerikan.
Zelenskyy ka inkurajuar liderët botërorë që të marrin pjesë, edhe pse ai ka akuzuar Rusinë, se me ndihmën e Kinës, se po përpiqet të minojë takimin. AP
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.