Zvicra triumfon në Eurovizion 2024/Nemo shpallet fitues me këngën ‘The Code’

Këngëtari Nemo nga Zvicra ka fituar trofeun e Euro Song Kontest 2024 me këngën The Code duke marrë 365 pikë nga juritë e 37 vendeve, edhe 12 pikëshin e jurisë shqiptare por edhe votat e publikut dhe duke u renditur i pari me 591 pikë në total.Në vendin e dytë u rendit Kroacia me 547 pikë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Ukraina. Nata finale e Eurovizion 2024 ngjiti në skenë edhe mjaft të ftuar të cilët elekrizuan Malmo ARENA. Lorin fituesja e një viti më parë dhuroi emocione përmes performancës së saj. Lorin triumfoi vitin e kaluar me këngën Tatoo.Festivali Europian i këngës i cili këtë vit u zhvillua në Suedi përkoi me 50 vjetorin e fitores së grupit legjendar suedez Abba në këtë konkurs muzikor i cili u bë i njohur globalisht pasi fitoi Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Ëaterloo” . Organizatorët gjetën një mënyrë të veçantë për ta rikthyer në skenë grupin ABBA. Në skenë u ngjitën edhe fituesit e edicioneve të mëparshme të festivalit Europian të këngës si Koncita Vurst, Carola por edhe Sharrlot Perreli, ku kanë kënduar të gjithë bashkë.Shqipëria e cila këtë vit u përfaqësua nga këngëtarja Besa me këngën Titan edhe pse dhuroi një performancë të shkëlqyer në natën e dytë gjysmëfinale, e kuruar deri në detaje nuk arriti dot të kualifikohej për në natën finale. 25 shtete dhe jo 26 performuan këngët e tyre në finalen e madhe në Malmo Arena kjo pasi këngëtari Holandez u skualifikua nga gara si pasojë e një incidenti në prapaskenë . Dy netët gjysmëfinale dhe nata e finalës u transmetuan drejtpërdrejt në RTSH 1, rtsh muzik dhe Radio Tirana1, të cilat erdhën nën komentin e gazetarit Andri Xhahu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.