Zvicra zyrtarizon listën, Hajdari i merr vendin Këmert

Murat Jakin ka zyrtarizuar ditën e sotme listën paraprake me 38 lojtarë, të cilët do të përfaqësojnë Zvicrën në Euro 2024. Komisari teknik helvet ka surprizuar jo pak me zgjedhjet e bëra pasi ka afruar emra si Kuaduo Duah, Albian Hajdari, Aurel Amenda dhe Xhoel Monteiro.
Ndërsa vihet re mungesa e emrave si Sedrik Iten, Haris Seferoviç dhe Erai Këmert. “Mendoj se Këmert nuk u paraqit mirë përballë Iralndës. Prandaj nuk e kam grumbulluar. Ndërsa për Seferoviç them se me vendimin që mori për të shkuar në Emiratet e Bashkuara i ka bërë një nder vetes, po jo ne”, arsyetoi Jakin zgjedhjet e tij.
Mes lojtarëve të grumbulluar janë plot 6 futbollistë me origjinë shqiptare.
