Zvogëlimi i pranisë së Policisë në 3 komunat në veri, Kurti: Situata më e qetë, …

Zvogelimi i pranise se Policise ne 3 komunat ne veri

Zvogelimi i pranise se Policise ne 3 komunat ne veri

Zvogëlimi i pranisë së Policisë në 3 komunat në veri, Kurti: Situata më e qetë, vigjilent për ri-eskalim nga Serbia

Pas zvogëlimit me 25 % të pranisë së Policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë zvogëlim të menjëhershëm, por gradual të prezencës së efektivëve pranë objekteve komunale.

Kurti sqaroi se zvogëlimi i pranisë së Policisë vlen vetëm për 3 komunat, jo për veriun e vendin, që sikurse tha ai, ka ende punë e sfida për sundim të plotë të rendit e ligjit.

“Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se Kosova po zbaton me përgjegjësi e seriozitet marrëveshjen e Bratislavës. Kurti theksoi se Kosova mbetet vigjilente për ri-eskalim që mund të nxitet nga deklaratat urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror nga Serbia.

“Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim. Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë. Njëkohësisht, ne jemi vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror i fqinjit tonë verior”, u shpreh ai.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.