Zyra për Rikuperimin e Aseteve Kriminale, Gonzato: Hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi se Zyra për Rikuperimin e Aseteve Kriminale e cila do të themelohet së shpejti, është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
“Zyra për Rikuperimin e Aseteve Kriminale e cila do themelohet së shpejti dhe pjesë e agjendës së reformimit është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
Pr.ligji për Policinë e Shtetit hap i rëndësishëm që synon rritjen në karrierë në bazë të meritave”, tha Gonzato në fjalën e tij në takimin koordinues me donatorët dhe Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Ambasadori vuri theksin te reformat për shtetin e së drejtës. Ai u shpreh se duhet krijuar një shtet më i sigurt dhe të garantohet siguri për qytetarët.
“Ambasada dhe partnerët e BE bashkojnë përpjekjet në lidhje me reformat për shtetin e së drejtës, të krijojmë një shtet më të sigurt dhe garantojmë siguri për qytetarët. Do flasim për sfidat me të cilat përballet Shqipëria lidhur me infiltrimin e grupeve kriminale., Vlerësimi i rrezikut, financimi i terrorizmit dhe pastrimi i parave gjatë 20230s-sjit e identifikon Shqipërinë si vend me rrezik të lartë. Lufta ndaj korrupsionit kërkon koordinim mes shumë aktorëve”, u shpreh ambasadori.
Zyra e rikuperimit të aseteve është një instrument brenda Policisë së Shtetit që do të gjurmojë pasuritë e fshehura, të krijuara nga aktivitete kriminale dhe korrupsioni.