Zyra turistike Shëngjin / Mbi 2500 turistë marrin informacion në muajit gusht- shtator
Gjatë muajve gusht-shtator mbi 2500 turistë iu drejtuan zyrës së informacionit në Shëngjin. Bregdeti i Ranës së Hedhur në Shëngjin ka qenë vendi më i kërkuar, por pa lënë pas dhe turizmin historik siç është Vendvarrimi i Skëndërbeut, Kalaja e Lezhës si dhe kishat e vjetra tregojnë punonjësit e kësaj zyre turistike.
Besnik të turizmit edhe këtë vit mbeten shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që numër të lartë ka patur edhe nga Polonia
Kjo zyrë informacioni është kthyer në pikë referimi për turistët të cilët e kanë patur më të lehtë aksesueshmërinë në pikat turistike.