Zyrtare, Formula 1 mbërrin në Madrid
Qyteti i Madridit dhe Formula 1 kanë nënshkruar ditën e sotme një kontratë historike për qytetin në fjalë pasi për plot dhjetë vite me radhë do të organizojë Çmimin e Madh të Spanjës.
Sipas akordit gara e parë do të mbahet në Botërorin e 2026-ës. Me këtë lëvizje qyteti i Madridit “godet” Barcelonën, e cila ka të drejtë të organizojë deri më 2026 Çmimin e Madh të Spanjës. Për fatet e kryeqendrës së Katalonjës FIA ende nuk ka bërë zyrtar qëndrimin e saj edhe pse ka shumë mundësi që Spanja të organizojë dy Çmime të Mëdha në Botërorin 2026.
Për momentin Spanja përfaqësohet nga dy pilotë nnë Formula 1. Karlos Sainz me Ferrari dhe Fernando Alonso me Aston Martin kanë kthyer në një sport mjaft popullorë Formulën 1.
“Madridi është një qytet i bukur me një trashigëmi të madhe kulturore. Zyrtarizimi i sotëm është një kapitull historik për Formulës 1 në Spanjë”, tha shefi ekzekutiv i Formulës 1, Stefano Domenikali.