Zyrtare: Ivan Hasek është trajneri i ri i Çekisë
Republika Çeke ka zyrtarizuar trajnerin që do të drejtojë skuadrën kombëtare në Kampionatin Europian 2024. Ivan Hasek është trajneri i ri Çekisë. Ai ka firmosur një kontratë deri në përfundim të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026, me opsion rinovimi nëse arrin që të kualifikojë skuadrën në fazën finale të turneut ose në Play Off.
“Është një nder i madh për mua, pasi e konsideroj drejtimin e kombëtares si pikën më të lartë të karrierës së një trajneri. Do të bëj gjithçka që kombëtarja të ketë sukses jo vetëm në Euro 2024, por edhe në kualifikueset e Botërorit. Dëshira për të drejtuar skuadrën në Kupën e Botës më motivon akoma më shumë”, ka thënë mes të tjerash tekniku i ri.
60-vjeçari ka drejtuar kombëtaren e Libanit së fundmi, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Gabonin dhe Republikën Çeke (5 ndeshje në vitin 2009). Si lojtari, Hasek ka qenë pjesë e skuadrës së Çekosllovakisë që mori pjesë në Botërorin e vitit 1990, madje shënoi edhe një gol në turneun që u zhvillua në Itali. Hasek zë vendin e Jaroslav Šilhavý, që u largua nga drejtimi i Çekisë pas 5 vitesh (2018-2023).