Zyrtare, Kompani firmos me Bajernin kontratë 3-vjeçare
Vinsent Kompani është trajneri i ri i Bajernit të Mynihut. Pak minuta më parë 38-vjeçari firmosi kontratën 3-vjeçare me ekipin bavarez.
Siç dihet Kompani ka qenë dëshira e madhe e Maks Eberl për pankinën edhe pse Uli Hënes dhe Rumenige preferonin Hansi Flik.
“Bajerni është një sfidë e madhe për mua. Është një nder i madh që të drejtoj një klub të madh si Bajerni, i cili është një institucion i futbollit në glob. Mua më pëlqen që skuadra ime të ketë gjithmonë topin në kontroll, të kemi fantazi dhe të jemi agresivë”, ishin fjalët e para të Kompani si trajneri i ri i Bajernit.
Problemi i madh i skuadrës këtë sezon ka qenë mbrotja. Me 94 golat e shënuar këtë sezon Bajerni mund të shpallej kampion, por pësimi i 45 golave e penalizoi klubin në sfidën me Bajer Leverkusenin.