Zyrtare, në “Euro 2024” përfaqësueset do të jenë “XXL”

Komisarët teknik të përfaqësueseve, të cilat do të jenë pjesë e Euro 2024 do të kenë mundësi që të grumbullojnë 26 lojtarë dhe jo 23 sa ç’parashikonte më pare rregullorja.
Mediat gjermane kanë bërë me dije se UEFA është e gatshme për të ndryshuar rregulloren duke i lejuar teknikëve që të grumbullojnë në fazën finale të Euro 2024 plot tri lojtarë më shumë.
Ky vendim i UEFA nuk është i mirëpritur nga të gjithë trajnerët. Mësohet se Deshamp dhe Silvinjo, vetëm pak javë më parë, kanë votuar kundër këtij propozimi të Nagelsman. Komisari teknik i Gjermanisë i ka propozuar UEFA-s për të ndryshuar rregulloren. Sipas “Corriere dello Sport” propozimi i gjermani është mbështetur nga Koeman dhe Southgate.