Zyrtare: Shkarkohet Jurgen Klinsmann

Tashmë është zyrtare: Jurgen Klinsmann është shkarkuar nga pozicioni i tij si trajner i kombëtares së Koresë së Jugut. Rezultatet e dobëta në Kupën e Azisë i kanë kushtuar vendin e punës teknikut gjerman.

“AKF ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas vlerësimit të kujdesshëm”, tha presidenti i federates koreane të futbollit Chung Mong-gyu në një konferencë për shtyp duke shkarkuar trajnerin gjerman pas më pak se një viti në krye të ekipit aziatik.

Koreja e Jugut u mund nga Jordania 2-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Azisë. Klinsmann mori drejtimin e ekipit kombëtar të Koresë së Jugut në fillim të vitit të kaluar. Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka qenë trajner i ekipeve kombëtare të SHBA-së dhe Gjermanisë, si dhe i Bayern Mynihut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.