E bujshme në Roland Garros. Novak Djokovic largohet nga Grand Slami francez. 37-vjeçari serb ishte i detyruar të ngrejë flamurin e bardhë për shkak të një problemi në gju. Tërheqja e Xhokoviçit nga Roland Garro i hapi rrugën Janik Sinerit për t’u bërë numri 1 në botë. Kjo gjë në fakt do të zyrtarizohet në fund të kësaj jave, por tashmë është e sigurtë. Në sportin e tenisit nis një erë e re. Për herë të parë në krye të tenisit botëror është një italian. Një ditë historike për tenisin italian dhe për Sinerin, që e nisi ngjitjen në renditjen botërore të këtij sporti pikërisht në 12 shkurt 2018, kur ishte vetëm 16 vjeç. Atëherë fitoi turneun e parë Atp, duke shkruar për herë të parë emrin e tij në renditjen botërore, në vendin e 1592. Rrugëtimi i tij erdhi vetëm në ngjitje, duke fituar me radhë trofe pas trofesh. E për të ardhur në mbrëmjen historike të 4 qershorit, kur pas tërheqjes nga Roland Garros, të Xhokoviçit për shkak dëmtimi, janik Sinner është numri 1 në renditjen botërore. Në 6 vjet karrierë, djaloshi Siner u bë ai që tenisi italian e kishte ëndërruar gjithnjë. I kualifikuar tashmë në gjysmëfinalen e turneut francez, italiani do të ketë përballë Carlos Alcaraz, një tjetër kundërshtar tepër të vështirë. Spanjolli mundi në çerekfinale në tre sete, Stefanos Tsitsipas.
Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…
Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…
Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…
Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të…
This website uses cookies.