Zyrtare: Suarez bashkohet me Messin tek Inter Miami

Suarez

Suarez

Tashmë është zyrtare: Luis Suarez është lojtari më i ri i Inter Miamit në kampionatin amerikan të futbollit (MLS). Sulmuesi uruguaian do të bashkohet me tre ish-shokët e skuadrës me të cilët ka luajtur te Barcelona Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Ditën e sotme Suarez udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pasdite ka ardhur edhe zyrtarizimi i blerjes së tij nga Inter Miami në kanalet zyrtare të klubit.

Sulmuesi ishte një lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Gremion dhe firmosi për një sezon me klubin amerikan. 36-vjeçari nuk e ka harruar vesin e golit, pasi në sezonin e fundit me brazilianët e Gremios arriti që të shënojë 26 gola. Suarez do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij të pasur tashmë në MLS me fanellën e Inter Miamit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.