Zyrtarë të IKMT dhe IVMT nën akuzë, zbardhen detaje të reja: 13 subjekte nën sekuestro dhe një ndërtim në Patok
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e prokurorisë së Lezhës në lidhje me vënen nën akuzë të zyrtareve të Inspektoritit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin dhe ish drejtorit te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, Flori Gjini. Në kuadër të këtij procedimi, 13 subjekte që marrin inerte në lumin Mat janë vënë nën sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrollin. Në rastin e ndërtimeve në Patok, kjo ka ardhur me indicie, pasi ishte dërguar në gjykatë një i moshuar që po bënte shtesë dhe në seancën gjyqesore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël, krahasuar me atë që po ndodhte në zonë. Për këtë arsye, prokuroria nisi hetimet që kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasojë një subjekt lokal ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet. Ky objekt po ndërtohet në rrugën kryesore të Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm për inspektorët që duhet të kishin ndërhyre. Ky fakt ka bërë që të nisin hetimet ndaj zyrtarëve të IVMT dhe IKMT për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kryer kontrollin në territor ashtu siç është edhe veprimtaria e tyre dhe aq më tepër që bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur.