Zyrtare, UEFA shtyn ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit
“Ndeshja kualifikuese e ‘EURO 2024’ mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për tu luajtur më 15 tetor është shtyrë. Një datë e re për ndeshjen do të venoset në ditët në vazhdim”.
Me këtë deklaratë UEFA ka njoftuar tifozët e futbollit të dy vendeve se takimi i programuar për tu luajtur më 15 tetor nuk do të luhet. Kosovë-Izrael pritej të mbahej të dielën por për shkak të luftimeve në Lindjen e Mesme kanë bërë që futbolli të kalojë në plan të dytë.
Fillimisht u shty ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës, ndërsa sot ka ardhur konfirmimi nga UEFA se zyrtarisht se sfida Kosovë-Izrael, e planifikuar të luhej më 18 tetor në Prishtinë, është shtyrë zyrtarisht.