Zyrtare: Xavi Hernández largohet nga Barcelona

Tashmë është zyrtare: Xavi Hernández largohet nga Barcelona dhe pritet që Flik të zyrtarizohet si trajneri i ri i skuadrës spanjolle.
“FC Barcelona dhe Xavi Hernández kanë arritur një marrëveshje për të shkëputur kontratën që trajneri dhe stafi i tij kishin me klubin deri në fund të sezonit 2024/25.
Klubi dëshiron të falënderojë publikisht Xavin dhe pjesën tjetër të stafit të tij stërvitor për angazhimin, përkushtimin e tyre dhe për ndihmën e tyre në arritjen e një marrëveshjeje për shkëputjen e kontratës.
Gjithashtu i urojmë suksese në të ardhmen si në planin personal ashtu edhe në atë profesional”, shkruhet në njoftimin e klubit.